“Videoja e arrestimit show nga policia”, Caka: Nëse 2 gardistët do ishin me Metën, do shkrepeshin armët

by editor

Zëvendëssekretarja e Partisë së Lirisë, Silva Caka ka zbuluar detaje të reja në lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Teksa dënoi aksionin e policisë së shtetit, Caka u shpreh se nëse ish-presidenti do të kishte në makinën e tij dhe dy gardistët që ia ka caktuar ligji, bilanci i atij momenti do të ishte krejt tjetër dhe madje mund të ishin shkrepur armët apo të kishte dhe viktima. “Ilir Meta ka dy vite që ka lënë presidencën. Të gjithë e dimë që ai nuk rri vetëm, por ruhet nga Gardistë. Meta nuk paraqiste rrezikshmëri.

Advertisements

Policia ka një protokoll edhe të elementëve formalë, veshja, logot etj… Pa një uniformë, a mund ta dinte Ilir Meta që po kundërshtonte policinë e shtetit? Kush tha që nuk po kundërshtonte disa banditë që mund ta eliminonte. Edhe personi që e shoqëronte tha se u qetësuam kur pamë policinë e shtetit. Kur marrim vesh që këto janë veprime të orientuara politikisht nga një ministër anonim… Po sikur Meta të kishte Gardën, ka dy efektivë që nuk preferon t’i mbajë. E di kush do të ishte lajmi sot. Unë ju garantoj që Gardistët do të shkrepnin dhe armën”, deklaroi ajo dje në një media. Sipas Cakës, i gjithë momenti i arrestimit është inskenuar, pasi Ilir Meta ka qenë në ndjekje që prej kufirit të Kosovës.

Advertisements

Ajo shtoi se edhe videoja ka dalë përpara se ish-presidenti të mbërrinte në Drejtorinë e Policisë me qëllimin e vetëm për të bërë show. “E kanë ndjekur Metën që nga kufiri i Kosovës, nuk kanë qenë pa dijeni. E kanë zgjedhur vendin. Videoja ka dalë në media përpara se Meta të shkonte në drejtorinë e Policisë. Të gjitha këto gjëra ishin të sinkronizuara”, nënvizoi Caka.

You may also like