Një video e një sherri në një club nate është bërë virale në rrjetet sociale, ku mediat pretendojnë se është këngëtari Luiz Ejlli.
Advertisements
Por kjo është hedhur poshtë dhe është përgënjeshtruar nga vetë artisti, i cili ka reaguar ashpër pas përhapjes së këtyre pamjeve.
Advertisements
Na pamje duket një person me të bardha, i cili sulmohet me grushte dhe karrige dhe ku pretendohet se është Luiz Ejlli, por kjo është mohuar nga artisti.
Disa persona shihen duke sulmuar personin të veshur me të bardha dhe me flokë të lyer që presupozohet të jetë Luiz Ejlli.
Deklarata e Luiz Ejllit
“Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një club a lokal. E lashë një herë me qëllim se desha të shoh a kanë dalë portale të reja që kanë qejf të hedhin baltë mbi mua dhe familjen time. Në të vërtetë ishin shumë. Janë shtuar. Nuk e di nëse i kam bërë ndonjë nder unë këtyre për ta bërë këtë punë. Gjithsesi më shqetësoi fakti se më mori nëna ime në telefon dhe tha: “U ka dalë një lajm, çfarë është ai lajm? Por, kur e pashë videon, e pashë që nuk ishe ti. Po çfarë janë këto lajme të pastë nëna”. Tani unë e kam marrë vesh që ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral, as nuk dini se çfarë është familja. Fshiheni pas asaj tastierës, shtypni çfarë t’iu dalë përpara. Unë kam një mijë punë me familjen time, me karrierën time. Mos më bëni të kthehem andej nga ju, se jo pas tastierës, por me u fsheh në fund të botës, unë e marr vesh kush je. Pastaj do thoni, o Luiz, o baba kthehu se bëmë shaka”.