Vidhnin vila në Valencia, policia spanjolle prangos tre ‘skifterët’ shqiptarë

Policia spanjolle ka goditur një bandë shqiptare që akuzohet për disa grabitje të realizuara në vila në provincën e Valencias.

Advertisements

Bandë e përbërë plotësisht nga shtetas shqiptarë, ata kanë kryer grabitje në zona të banuara si Betera, Paterna, Ribarroja, l’Eliana, dhe San Antonio de Benageber, duke përfshirë edhe disa vila luksoze.

Advertisements

Grabitësit, tre individë, janë arrestuar në qytetet La Torre dhe Silla. Ata kryenin grabitjet me shpejtësi, mjeshtëri dhe pa përdorur dhunë ndaj njerëzve, duke preferuar shtëpitë që ishin të pabanuara, duke siguruar që banorët ishin larguar.

Ata kanë vjedhur para, bizhuteri dhe pajisje elektronike të tjera si telefonat celularë dhe sisteme gjeolokimi, që mund të ndihmonin për të ndjekur lëvizjet e sendeve të vjedhura.

Një ose dy anëtarë hynin në shtëpi, ndërsa një tjetër mbante rolin e rojës. Grupi vepronte kryesisht gjatë orëve mes 7:00 dhe 22:00, kohë kur Garda Civile kryente operacione vëzhgimi me rroba civile për të identifikuar dhe ndjekur hajdutët. Hetuesit përdorën teknologji të avancuar për të zbuluar kriminelët, çka ka çuar në zbardhjen e një sërë grabitjesh në të paktën pesë vendndodhje të ndryshme.

Disa nga lokacionet e tjera ku banda ka operuar përfshijnë Monte Alcedo, Les Teules, Colinas de San Antonio, Montesano dhe San Vicente.