Të hënën e 3 marsit nisi shpërndarja e bonusit të pranverës për më shumë se 730 mijë pensionistë që jetojnë brenda apo edhe jashtë Shqipërisë.
Advertisements
Sipas ministrit të Ekonomisë, Blendi Gonxhja, 22.718 pensionistë e tërhoqën bonusin në ditën e parë të shpërndarjes.
Advertisements
Afati për tërheqjen e bonusit është deri më 30 shtator të vitit 2025, ndërsa për ata që ende nuk kanë marrë bonusin e fundvitit, afati është deri më 30 qershor të këtij viti.
Bonusi ndahet në dy kategori: 10.000 lekë për pensionistët me pensione deri në 20.000 lekë dhe 5.000 lekë për ata që kanë pensione më të larta. Ai mund të tërhiqet nga çdo pikë e Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë.
Për momentin qeveria ka vendosur që bonuset të jenë një në fundvit dhe tjetri në pranverë, të diferencuara në varësi të shumës së pensionit ndërsa Ministria dhe Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me mbështetje edhe nga ndërkombëtarët, kanë nisur punën për të reformuar skemën e pensioneve, me synimin që të rritet vlera e pensionit mujor.