Viktima, biznesmen në fushën e mobilierisë! U qëllua me pistoletë, sekuestrohen kamerat, çfarë kanë filmuar në momentin e atentatit?

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale në Tiranë, ku biznesmeni Bujar Nasufi u vra me armë zjarri.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, kur persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend.

Advertisements

Mësohet se ai u qëllua me armë zjarri të llojit pistoletë, me gjashtë plumba. Autori dyshohet se e ka monitoruar dhe e ka qëlluar sapo ka ndaluar pranë banesës dhe biznesit të tij.

Deri më tani janë sekuestruar disa kamera në zonë, të cilët dyshohet se mund të kenë fiksuar momentin e atentatit apo lëvizjet e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.