Fshati Gjashtë i Sarandës është tronditur mbrëmjen e së dielës nga vdekja e Gëzim Bizgjonit, një 65 vjeçar i qetë dhe i respektuar. Ai u qëllua me shishe në fytyrë nga miku i tij Admir Beqiri, të cilin e strehonte në shtëpi prej kohësh.Sipas Newsbomb.al, tre javë më parë, Gëzimit i kishte vdekur vajza 29 vjeçare nga një sëmundje e rëndë dhe ishte në zi, për këtë fatkeqësi që i kishte rënë në familje.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme miku i tij Admiri kishte pirë alkool dhe kishte vendosur muzikë me zë të lartë në hapësirën që Gëzimi i kishte dhënë për të jetuar. 42 vjeçari ishte nën shoqërinë e të dashurës dhe kishte refuzuar disa herë të ndalonte muzikën.Kur debati ka agravuar, Admir Beqiri dyshohet se ka qëlluar mikun e tij me shishe alkooli në fytyrë duke i shkaktuar vdekjen. Siç raportohet, edhe pasi 65 vjeçari kishte ndërruar jetë, Admiri ka vazhduar ta qëllonte, ndërsa e dashura e tij është larguar menjëherë nga shtëpia.Viktima ishte në zi për vdekjen e vajzës, i kërkoi Admirit
Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja, ne fshatin Gjashte, Sarande
Shërbimet e Policisë së Sarandës kanë shkuar në fshatin Gjashtë sapo janë njoftuar dhe e kanë prangosur autorin në kushtet e flagrancës. Gjithashtu, hetuesit kanë bërë dhe shoqërimin e të dashurës së Admirit, e cila ka dhënë deklarime në Komisariat për gjithë ngjarjen. Kjo shtetase, rezulton gjithashtu se është rrahur nga Admiri.“Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Gjashtë, arrestoi shtetasin Admir Beqiri, 40 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me shishe qelqi shtetasin Gëzim Bizgjoni, 62 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën.Gjithashtu, shtetasi Admir Beqiri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. K., banuese në fshatin Gjashtë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Dhuna në familje”, thuhet në njoftimin e Policisë.Trupi i Gëzim Bizgjonit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, pasi dyshohet se autori 42 vjeçar mund të ketë përdorur edhe një sëpatë gjatë aktit të rëndë. Ai dallohej në fshatin Gjashtë si një njeri i qetë dhe mjeshtër i punimeve me gurë.Viktima ishte në zi për vdekjen e vajzës, i kërkoi Admirit
Admir Beqiri, autor i vrasjes ne Sarande
Ndërkohë, autori Admir Beqiri njihej si një person problematikë në zonën e Sarandës dhe me precedentë penalë. Ai ka qenë shpesh në dyert e Policisë së qytetit bregdetar për ngjarje të dhunshme të kryera në këtë territor dhe i skeduar për një ngjarje kriminale në Athinë.Dymbëdhjetë vite më parë, Admir Beqirit i kanë vrarë me armë zjarri të vëllanë, në fshatin Gashtë.“Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore”, njoftoi dje Policia e Sarandës.Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Advertisements