Një shtetas 65-vjeçar, ende i paidentifikuar është përplasur për vdekje mbrëmjen e sotme në ‘baypassin’ Pluk – Savër në Lushnje.
Advertisements
Viktima ka dashur të kalojë nga njëra anë e autostradës në krahun tjetër, por është përplasur fatalisht nga një mjet që kalonte.
Advertisements
Drejtuesi i mjetit me targa AA 666 xx tip Toyota udhëtonte drejt Fierit së bashku me bashkëshorten dhe dy femijët, një vajzë e një djalë.
Policia në vendngjarje po dokumentojnë ngjarjen dhe po disiplinojnë trafikun. Edhe ambulanca është në vendngjarje për të marrë trupin e viktimës.
Siç mund të shihni nga pamjet e publikuara më poshtë trupi i viktimës ndodhet ende i shtrirë në tokë ndërsa pranë tij ndodhen efektivët e policisë.
Errësira në këtë pjesë të autostradës, por edhe mënyra sesi përdoret nga banoret për të kaluar nga një anë në tjetrën në mungesë të mbikalimeve apo nënkalimeve.