“Vilë miliona euro në Nikël, oficerët e RENEA fjetën në…”, Lala zbardh detaje nga arrestimi i Marklen Hakës

by editor

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje rreth aktivitetit kriminal të Marklen Hakës dhe arrestimin e tij nga RENEA.

Advertisements

E ftuar në një program televiziv, Lala shpjegoi se RENEA e ka ruajtur prej ditësh madje kanë fjetur edhe në pyll për të arritur të kapin Hakën, një person i dyshuar për aktivitet të theksuar kriminal.

Advertisements

“Marklen Haka është shpallur në kërkim kombëtar dhe më pas ndërkombëtar. Bashkë me të janë shpallur në kërkim disa emra të njohur si Ervis Martinaj, Durim Bami, ish deputeti Arben Ndoka, Xhelal Rraja, iu komunikua masë tjetër Shullzait. Bëhej fjalë për elitën e krimit në Shqipëri.

Marklen Haka ka humbur vëllain kur ishte i vogël, i është ekzekutuar. Jetonte me babain e tij në një vilë milionë euro në Nikël. Kam filmuar, është një ndër vilat më të shtrenjta, kam bërë një mini dokumentar për VOA dhe duhej kapur me dron sepse ishte me mure shumë të larta.

Advertisements

Është arrestuar fillimisht për vrasjen e një biznesmeni të kromit, u dyshua për hakmarrje por nuk u provua dhe u lirua. Marklen haka është dyshuar për një seri ngjarjesh por asnjëherë nuk është arrestuar dhe dënuar.

Sipas prokurorisë, po bënte plan bashkë me Arben Ndokën dhe persona të tjerë, për të ekzekutuar Durim Bamin. Policia e Tiranës, ka patur plan operacion, është menduar të shkojë RENEA. Ai është larguar maksimumi deri në Kosovë, është personazh shumë lokal.

Në 2 shtator e kanë identifikuar, nuk kanë patur mundësi për ndërhyrje. Në datën 6 është kthyer bashkë me disa miq dhe ishin bërë gati për të drekuar, kishin sjellë prodhime të detit dhe pije. Gjatë kësaj kohe RENEA bashkë me policinë e Tiranës, kanë fjetur në pyll dhe e kanë monitoruar banesën me dron, me dylbi gjatë natës. Kanë bllokuar daljen e automjeteve dhe kanë ndërhyrë.

Marklen Haka, po ashtu është person që u ka mbijetuar dy atentateve. Njëra ka ndodhur në derën e vilës.

Në dhjetor 2017 vritet vëllai i Arben Ndokës, dhe Ndoka dyshonte në përfshirjen e Marklen Hakës. Pas shumë bisedash ka pajtim dhe “besë” sipas kanunit, për këtë arsye ai merr afër vetes Marklen Hakën që e informonte për lëvizjet e Bamit.

Në tërmetin e parë në shtator 2019, pikërisht atë natë, tetë persona, ish komando u futën nga lumi dhe tentuan të marrin peng Marklen Hakën.

Halla e tij, që kishte vajtur të takonte vëllain dhe nipin, doli para Marklenit dhe mbeti e vrarë. Markleni u plagos, autorët u larguan dhe u shoqërua në atë kohë Valter Bami në spitalin e traumës. Pastaj Marklen Haka bëri plane për të ekzekutuar Valter Bamin.

Ka ndodhur edhe atentat në vitin 2022 në kryqëzimin e Niklës, prokuroria i dha mundësinë të merrte statusin e të penduarit. Po të pendohej, ka shumë informacion të detajuar”, tha ndër të tjera Lala.

You may also like