Detaje të reja dalin nga rasti që tronditi qytetin e Korçës, ku një e mitur është abuzuar seksualisht nga shoku i babait për disa vite rresht.
Advertisements
Edison Sheme rreth 41 vjeç i denoncuar nga familja e vajzës vijon të jetë në arrati.
Advertisements
Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” nën moderimin e Evis Ahmetit në News 24 foli motra e të miturës.
Ajo zbuloi letrat që autori i dërgonte motrës së saj aso kohe, teksa tha se në disa letra që ka gjetur mes autorit dhe motrës së saj, ai i thoshte se pasi të mbushte 18- vjeç, do ta merrte të miturën të jetonte me të.
Advertisements
Ajo tregoi se autori është i martuar dhe se ka fëmijë.
“Po lexoja letrat dhe nuk dija çfarë të bëja më. Të them të drejtën ishin goxha por në ato që shkruante ishin që pasi të mbushte 18-vjeç ai do ta merrte dhe do të jetonin bashkë. Mendoja se thjeshtë u mbyll sepse shihja se nuk po takoheshin dhe flisnin. Një ditë më tha babi që nga fshati kishte marrë vesh diçka dhe unë ia shpjegova.
Ishte shoku i babit tim, kur vinte këtu dhe merrte qumështin, u arratis dhe e tregon shumë haptazi q e ka kryer këtë vepër dhe është larguar. Nëse nuk do ta kishte bërë do të kishte ndenjur dhe do të ishte përballur si burrë. Motra nuk më ka treguar asgjë sepse ai i thoshte mos i trego askujt.
Policia e dimë që do ta kapë dhe drejtësia do të vihet ën vend por motra ime ka shumë frikë dhe shikon gjithë kohës në të katërta anët. Familja ime nuk ka frikë dhe ne nuk shitemi për para. Personi në fjalë është i martuar dhe ka edhe fëmijë”, tha ajo.