VIP-at kthehen nga filmat: Edhe Noizy në aksion, Elvana në skena të nxehta me Romeon, pse Luizi nuk u pagua për filmin, Bora e Donaldi synojnë paratë…

by editor

Filmat shqiptarë vitet e fundit kanë marrë një tjetër peshë dhe natyrisht një tjetër stil, nga ajo që ishim mësuar t’i shihnim këto 30 vitet e fundit. Prania e disa personazheve të famshëm, por amator në aktrim, duket se ia kanë shtuar zhurmën produksioneve të viteve të fundit.

Por, le të qëndrojmë te zhurma mediatike, apo vlerat e mëdha monetare që këto filma kanë sjellë, duke mos i hyrë analizës profesionale të vetë krijimeve. Me shumë entuziazëm u prit filmi “Në Kuadër të Dashurisë”, ku më shumë sesa vetë filmi, pritej pjesëmarrja e Luizit përherë të parë si aktor.

Advertisements

Por, ndryshe nga shumë VIP-a të tjerë që ftohen për të luajtur në filma dhe marrin shumë marramendëse, Luizi nuk është paguar për këtë film, pasi pjesëmarrja e tij, ishte pjesë e kontratës që ai firmosi me Top Channel, qëkur ishte pjesë e lojës. Por, duhet thënë se Luizi ishte i fundit ndër VIP-at që debutoi edhe si aktor.

Elvana Gjata është padyshim personi që e nisi këtë trend si dhe personi më i paguar edhe në aktrim. Pas suksesit të filmit me Ermal Mamaqin “2 Gisht Mjaltë”, dyshja po rikthen vijimin e këtij filmi, çfarë premton një tjetër komedi shumë argëtuese. Edhe në këtë produksion, Elvana mban ende rekordin si personazhi më i paguar.

Advertisements

Por krahas karrierës si këngëtare, Elvana po angazhohet seriozisht edhe në aktrim. Bashkëpunimi i saj i rradhës është ai me Romeo Veshajn. Seriali “Love Bugs” do të vijë së shpejti në Shqipëri i shqipëruar me emrin “Tenxherja Kapakun”.

Në Itali ky serial ka filluar në vitin 2004 dhe ka si protagonistë aktorët Fabio de Luigi, Michelle Hunziker, Giorgina Surina, etj. Ndërkohë, i përshtatur në versionin shqiptar, do të ketë personazhet dhe aktorët e saj.

Advertisements

Rolet kryesore do të mbahen pikërisht nga Elvana dhe nga Romeo dhe natyrisht që mes tyre do të shihen situate gazmore, ashtu edhe si momente të nxehta. Mbetet për tu parë sesi do të jetë kimia mes kësaj dysheje, që bashkëpunimin e ka për herë të parë.

Nga ana tjetër, Bora dhe Donaldi po bëhen gati për të lançuar filmin e tyre të parë. Dukej se “5 herë Jo”, do të rrëfente më shumë nga historia e tyre e dashurisë dhe nga gjithçka ndodhi me historinë e tyre, por në fakt veç ndenja mes njëri-tjetrit do të jetë reale në këtë film. Ndonëse filmi flet për histori televizionesh, Bora dhe Donaldi do të kenë rolin e prezantueses dhe regjisorit në këtë film, ku do të sfidohen nga shumë faktor.

Bie në sy fakti se çifti janë vetë producentë të këtij filmi, duke bashkëpunuar me shumë sponsora për të sjellë në jetë këtë film.

Artisti më i fundit që futet në listën e aktorëve do të jetë pikërisht Noizy. “Trouble Shouters” do të titullohet filmi më i ri i Blerim Destanit, i cili duket se bëri mbarë edhe Noizyn për t’u bërë aktor si gjithë kolegët e tij.

Xhirimet e filmit kanë nisur dhe ato do të zhvillohen në Tiranë, por edhe në Gjermani pasi regjisori është gjerman. Pjesë e filmit do të jetë edhe reperja, Loredana Zefi (por jo me ndonjë rol të madh) siç do të jenë dy shokët e ngushtë Noizy dhe Blerimi, të cilët do të interpretojnë rolin e dy dedektivëve. Pjesë e kastit do të jenë edhe aktorë të njohur shqiptarë, si Rajmonda Bulku, Gëzim Rudi, Zamira Kita, Margent Caushi, etj.

Një tjetër emër që do të jetë pjesë e kastit është edhe gazetari, Blendi Fevziu. Deri tani të dy protagonistët, Blerimi dhe Noizy nuk kanë bërë publik asnjë lajm për filmin, që mesa duket do të na njoftojnë në ditët në vijim…

Megjithatë, disa imazhe të xhirimeve në zonën e Pazarit të Ri kanë nisur të publikohen në rrjetet sociale. Filmi pritet të jetë aksion dhe dy artistët kanë bashkuar forcat edhe në produksionin e këtij filmi.

You may also like