Krahas virozave të shumta respiratore, bluzat e bardha po përballen edhe më një fluks të shtuar të pacientëve alergjikë.
Advertisements
Mjekja alergologe Kleita Elezi thotë se shumica e të hospitalizuarve alergjikë janë pacientë të cilët kanë kaluar viroza respiratore.
Advertisements
“Tek pacientët alergjik ka ndikimin e tyre. Ndryshimet e temperaturës, ndryshimet e lagështirës mund të jenë faktor irritues apo rëndues tek pacientët tanë. Faktor tjetër rëndues është edhe ekspozimi ndaj virozave, mund të kemi riaktivizim të astmës bronkiale thjesht nga gjendja virale e kaluar dhe pjesa më e madhe e tyre që hospitalizohen janë rëndime të astmë bronkiale nga infeksionet virale”.
Bluzat e bardha thonë se në këtë periudhë janë më të shprehura rastet alergjike edhe për shkak të qëndrimit mbyllur për një kohë të gjatë.
Advertisements