Ashtu sikurse edhe ishte përfolur në media, Ledri Vula ka publikuar ditën e sotme, projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Paranormal”.
Advertisements
Ashtu sikurse edhe ishte përfolur në media, Ledri Vula ka publikuar ditën e sotme, projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Paranormal”.
Advertisements
Kjo këngë, e cila ka ardhur e shoqëruar me një videoklip mjaft interesant, është pritur mjaft mirë nga publikuar shqiptar, ku vetëm në pak orë ka marrë mbi 123 mijë klikime në kanalin e “Youtube”.
Po një detaj nuk iu ka shpëtuar fansave, nga teksti i Ledrit, në të cilin thotë: “Disa po më pyesin kur është dasma, disa po presin kur po ndahem” dhe sigurisht që të gjithë aludojnë se kjo frazë e këngës i referohet Sarës.
Ndërkohë në faqen zyrtare të Instagramit të Ledrit, vijojnë të ketë komente të pafundme, të cilët aludojnë se e gjithë historia e ndarjes së cifiti është thjesht për vëmendje.
Nga ana tjetër, Sara nuk ka treguar aspak mbështetje për këngën e re të partnerit të saj, duke mos e publikuar në rrjetet sociale. Ajo momentalisht është duke shijuar disa pushime me vajzën dhe familjarët e saj.