Moti i keq goditi ditën e djeshme vendin tonë, ndërsa situata më alarmante ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha.
Advertisements
33 familjet e evakuuara kanë kaluar natën larg banesave të tyre, ndërsa Bashkia e Vlorës i strehoi në konvikt. Bëhet fjalë për të paktën 55 persona në total nga 33 familje.
Advertisements
Ndërkohë rrugë e lagje janë ende nën ujë.
Çarja e kanalit të ujërave të larta bëri që uji të vërshojë nëpër qytet, lagjet kryesore biznese e banesa duke shkaktuar edhe dëme.
Advertisements
Si asnjëherë më parë, të gjitha rrugët e qytetit u pushtuan nga uji dhe lagjet u bllokuan ku niveli i ujit arriti deri 50-60 cm.
Uji, si rrjedhë lumenjsh që kalonte nëpër rrugë, mori me vete çfarëdo i doli para, karriget dhe tavolinat e lokaleve, koshat e mbeturinave duke i spostuar në sheshin e Flamurit.
Raportohet se zona të shumta të qytetit bregdetar kanë mbetur pa energji elektrike, për shkak se OSSH ka stakuar disa fidera për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme nga kontakti me rrymën, nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije se situate është përmirësuar në orët e mbrëmjes.
Vlora “zgjohet” nën ujë, 33 familjet e evakuuara
“Situata në qytetin e Vlorës është drejt normalizimit. Pas reshjeve të dendura në pjesën e dytë të ditës së sotme, intensiteti i reshjeve ka rënë dhe, si pasojë, edhe uji është tërhequr”, njoftoi Ministria.
Në një video ku sqaroi situatën me përmbytjet në Vlorë, Drejtori i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente Leonard Qyra thotë se në vetëm tre orë në qytetin bregdetar ranë 180 milimetër shi.
“Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu. Ndërkohë, janë evakuuar 33 familje (55 persona), të cilët janë sistemuar në ambientet e konvikteve nga Bashkia Vlorë”, thotë Qyra.