Vlorë/ Deti përparon drejt tokës, erozioni rrëzon pishat në Pyllin e Sodës! Specialisti: Ka ndikuar djegia e pyjeve dhe plehrave

by editor

Deti ka marrë sipërfaqe të bregut në plazhin e Vjetër të Vlorës dhe zonën e Pyllit të Sodës për shkak të erozionit që avancon nga viti në vit. Sipas specialistit, Simo Ribaj, edhe pse fenomeni është natyror, mund të frenohet disi në mbillen pemë. Po kështu, shton ai zjarret e shumta në pyje e kanë përkeqësuar situatën.

Advertisements

Advertisements

Deti ka avancuar ndjeshëm duke dëmtuar një pjesë të mirë të zonës në pyllin e Sodës, ku siç shihet në pamje janë rrëzuar me dhjetëra pisha. Specialisti i Mjedisit Simo Ribaj thekson se erozioni ka avancuar cdo vit, duke shkatërruar ekosistemin.

“Deti po futet gjithnjë e më thellë drejt tokës tek Plazhi i Vjetër dhe tek Pylli i Sodës. Është fenomenon i ndryshimeve klimatike”, tha Ribaj.

Shtimi i siperfaqeve të mbjella me peme mund ta minimizojë këtë fenomen.“Ndërsa për parandalimin duhet të merrenin masa për emetimin e gazrave. Ndjezja e zjarreve në pyje e ka përkeqësuar situatën”, shton ai.

Nismat për mbjelljen e pemëve kanë qenë sporadike dhe autoritetet shtetërore kanë për detyrë të kujdesen për mjedisin nuk marrin masa për të frenuar dëmet në Pyllin e Sodës.

You may also like