Vodhi “Range Rover”-in një natë më parë, arrestohet në timon duke drejtuar mjetin e grabitur

by editor

Një automjet tip Range Rover me ngjyrë të zezë u vodh gjatë mbrëmjes së shkuar pranë një hoteli në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

Falë reagimit të shërbimeve të qarkullimit, mjeti u lokalizua dhe u bë bllokimi i tij.

Shtetasi Adrian Hamalli u kap në flagrancë me makinën e vjedhur dhe për këtë arsye është arrestuar nga policia.

You may also like