Vranë babain dhe inskenuan ngjarjen: Dalin pamjet kur fëmijët e Pëllumb Metës qarkullojnë me makinën e të atit pas krimit (Video)

by editor

Kjo është makina tip Citroen e të ndjerit Pëllumb Meta 49 vjeç që del në qarkullim 14 orë pas vrasjes së tij. Automjeti drejtohej nga një prej djemve të Pëllumb Metës, të cilët vunë në zbatim planin për të inskenuar krimin.

Advertisements

Emisioni Uniko në Klan Plus ka publikuar pamjet e një kamera sigurie që i përkasin datës 11 shkurt 2024, ku në rrethrrotullimin e Shëanavlashit në Durrës në orën 5:17 shfaqet automjeti Citroen me targa AA 180 YO në pronësi të Pëllumb Metës. Ky episod është regjistruar 14 orë pas vrasjes së Pëllumb Metës brenda banesës së tij.

Advertisements

Makina besohet se drejtohej nga një prej djemve të Pëllumb Metës, Hyseni ose Amarildo. Në versionin e fundit në gjykatë, vajza e viktimës, Hygerta Meta deklaroi se makinën e drejtonte ajo. Por hetuesit nuk janë në gjendje ta përcaktojnë saktë për shkak të errësirës.

Mjeti ishte drejtuar për tek Sektori Rinia, aty ku dhe u gjet nga policia. Makina ishte lënë qëllimisht aty për të krijuar idenë se Pëllumb Meta ishte zhdukur, alibi kjo që u përdor nga djali i madh i tij Hyseni, i cili bëri dhe kallëzim në polici për zhdukjen e babait pas vrasjes.

Pak minuta pasi në kamerat e sigurisë shfaqet makina e viktimës, në orën 5:21 duket edhe një makinë tjetër, Audi A8 ngjyrë e zezë në pronës të S.B., komshi i familjes Meta.

Mjetin ja mori në përdorim Hysen Meta, i cili ka deklaruar se në deejtim ka qenë vetë.

Pronari i Audit ka thënë para hetuesve se shoku i tij Hyseni i kërkoi ta shoqëronte diku sepse donte të fshihte një armë.

Por me makinën Audi u mor njëri nga fëmijët e Hysenit në Sektorin Rinia, pasi kishte braktisur aty mjetin e babait, tip Citroen.

Për vrasjen e Pëllumb Metës janë në burg 3 fëmijët e tij; Hyseni, Hygerta dhe Amarildo.

Ndërsa bashkëshortja e viktimës po hetohet në gjendje të lirë.

You may also like