Moti për ditën e sotme deri në orët e mesditës parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura.
Advertisements
Pas orëve të mesditës do ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Advertisements
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak në mënyrë tepër të izoluar dhe në periudha tepër afatshkurtra në orët e mbrëmjes reshjet do jenë me intensitet deri dhe të lartë, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve do ketë reshje dëbore me intensitet mesatar dhe në periudha tepër afatshkurtra stuhi dëbore.
Në zonën e verilindje në lartësitë mbi 600-700 do ketë reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe në lartësitë mbi 1000 metër intensitet deri mesatar.
Vlen për tu përmendur edhe elementi i erës e cila ditën e diel deri në orët e mesditës do të fryjë intensive dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore tepër intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 12-22 m/s.