Vrasësi e përdori për t’i dërguar SMS familjes, gjendet celulari i Ilaria Sulës në banesën e ish të dashurit filipinas

Është gjetur celulari i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare të vrarë në Romë më 26 mars nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson. Telefoni u gjet në banesën në rrugën Homs, në lagjen afrikane, ku ndodhi edhe krimi makabër. Hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar celularin e viktimës, që do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Advertisements

Ilaria Sula, e cila studionte në Universitetin Sapienza në Romë, u godit me thikë nga ishi i saj në banesën e tij. Në shtëpi ishin edhe prindërit e 23-vjeçarit në momentin që ndodhi vrasja. I riu e vendosin trupin në një valixhe dhe më pas e hodhi nga një shkëmb pranë Bashkisë Poli.

Advertisements

Shqiptarja u zhduk më 25 Mars, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet më 2 Prill. Mark Samson, pasi e vra studenten 22-vjeçare, përdori celularin e saj për t’u dërguar mesazhe familjarëve të Ilarias, si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale, për t’i bërë të besonin se ajo ishte mirë dhe se ishte larguar me dëshirë.