Vrasësi i Ardian Nikulajt dërgohet në burgun e Reçit

by editor

28-vjeçari Ruben Saraiva i akuzuar si autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 Prill në Lezhë, po mbahet në burgun e Reçit në Shkodër.

Vendimi për transferimin e tij erdhi pasi portugezi doli përpara Gjykatës së Lezhës aty ku iu komunikua masa e sigurisë “arrest në burg”, caktuar në mungesë për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Advertisements

Aktualisht Ruben Saraiva ndodhet në ambientet e paraburgimit, dhe sipas burimeve, për monitorimin e tij ka masa të shtuara sigurie nga drejtoria e burgjeve.

Me mbërritjen e tij në Shqipëri, pas ekstradimit nga Maroku, vrasësi portugez u transferua në paraburgimin 313 në Tiranë derisa u ekzekutua masa e caktuar në mungesë.

Advertisements

Akuzat e ngritura nga prokuroria, 28-vjeçari i hodhi poshtë duke pretenduar se nuk është ai vrasësi i Ardian Nikulajt dhe se në Shqipëri kishte ardhur për pushime.

Pavarësisht kësaj, hetuesit besojnë se ai bashkë me 4 shtetas të tjerë britanikë, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson janë porositur nga shqiptari Edmond Haxhia, të gjithë në proces ekstradrimi në Angli, për kryerjen e vrasjes.

Advertisements

You may also like