Vrasësi i 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, Marc Samson ka rrëfyer me detaje përpara prokurorëve të çështjes momentin e vrasjes së ish të dashurës në dhomën e tij të gjumit.
Advertisements
Marc Samson në dëshminë e tij, ka thënë se e ka goditur Ilarian dy herë me thikë pas shpine e më pas ajo ra në tokë e vdekur, skenë e ndodhur në momentin që prindërit e tij ndodheshin gjithashtu në shtëpi.
Advertisements
23-vjeçari thotë se më pas trupin e saj e futi në dy thasë që kishte në kuzhinën e shtëpisë për ta futur më pas në një çantë. Marc Samson shpjegon se çanta nuk e zinte plotësisht trupin e Ilarias dhe më pas mori një valizhe të madhe për ta hedhur më vonë në një humnerë jashtë Romës.
“Nuk bërtiti shumë. E godita dy herë me thikë nga pas dhe ajo nuk ndjeu thuajse asgjë. Ajo vdiq menjëherë.
U gjenda në dhomën time me trupin e Ilarias të shtrirë në tokë. E futa në dy thasë që kisha në kuzhinë. Dalëngadalë po kuptoja çfarë kisha bërë. Aty mu kujtua një frazë që gjyshi im ma tha përpara se të vdiste. Për çdo gjë ka një zgjidhje, përveç vdekjes.
E kontrollova disa herë nëse Ilaria ishte gjallë, por jo, ajo kishte vdekur. Trupin e saj e futa në një çantë, por zinte vetëm gjysmën. Më pas gjeta një valixhe më të madhe, e cila e zinte të tërën”, tha Samson.