Policia ka shpallur në kërkim Julian Gjoshin, kunati i Altin Hajrit si autor për atentatin e ndodhur pasditen e së dielës brenda në lokalin “Kështjella”, në Ndroq, në periferi të Tiranës ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja.
Advertisements
Gazetarja Sara Demushi raportoi se autorin ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimës, por vetëm dy plumba kanë mundur ta kapin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ajo tregoi se policia po heton në dy pista; prishja e pazareve të drogës dhe zhdukja e Jan Prengës, pasi viktima ka qenë menaxher në kompleksin e Altin Hajrit në kohën kur është zhdukur Jan Prenga.
Advertisements