Për nxënësit e shkollës “Fan Noli” në Tiranë, asgjë nuk mund të jetë më njësoj pas tragjedisë që i mori jetën 14-vjeçarit Martin Cani.
Advertisements
“I dashur Martin, Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen që kam ndjerë këto ditët e fundit. Na mungon të gjithëve shumë. Të qeshurat dhe shakatë e tua, më duket sikur do dal në pushim të gjatë e do të shoh ty duke qeshur me shokët e tu.
Advertisements
Tani nuk kam më frikë të vdes, sepse e di që kam një engjëll atje lart. Vetëm pak metra pas shkollës, aty ku mbeti i vrarë Martini, qirinjtë ende ndriçojnë. Ky cep i fshehtë është kthyer prej ditësh në një vend peligrinazhi, jo vetëm për nxënësit e kësaj shkolle. Muret e vjetra të pallatit, janë mbushur me deklarata dhimbjeje nga bashkëmoshtarët e të miturit.
Duket sikur secili ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta kujtuar… dikush ka lënë biskota, dikush monedha, një tjetër mbajtëse çelësi. Ka nga ata që kanë zgjedhur të flasin nëpërmjet letrave…”, shkruhet në një letër.
“Kur më dole para me dorën në plagë, lëkurën e zverdhur e sy të tmerruar, e dija se diçka kishte ndodhur…Ngriva në vend, u paralizova…Më fal! Po sikur të të çoja në spital me makinën e babit!Më fal, e di që mund të të shpëtoj, po sikur edhe ta provoja…Më dole mbrëmë në ëndërr…nuk më fole…kur u zgjova, fillova të qaja sepse e kuptova se e vetmja mënyrë që mund të të shikoja përsëri qe nëpërmjet ëndrrave”, shkruan shoku i Martinit.
Këto letra tronditëse, shprehin jo vetëm dhimbjen, por edhe momente nga ngjarja që këputi në mes jetën e një fëmije 14-vjeçar.
Çaste tronditëse për dëshmitarët që ishin po ashtu fëmijë.
‘Të pashë… të pashë… të pashë kur re në tokë duke rënkuar nga dhimbjet, dukë rënkuar për ndihmë. Shumë njerëz mund të të ndihmonim, një prej tyre isha edhe unë, por kishim frikë…gjithçka ndodhi kaq shpejt”.