Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Babai: Jemi pa gjumë, institucionet s’na përgjigjen…

Ditën e sotme, në kujtim të tragjedisë që tronditi gjithë vendin, familja e Martin Canit dhe “Prindërit për Arsim Cilësor”, po zhvillojnë një homazh dhe marshim publik pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, duke nisur prej orës 11:00.

Advertisements

Në marshim merrte pjesë edhe Luizi, shoku i Martinit të ndjerë, i cili u plagos rëndë atë ditë të kobshme të 18 nëntorit.

Advertisements

Babai i vogëlushit të ndjerë tha se janë pa gjumë, pasi kanë përjetuar një traumë të madhe. Ai tha se institucionet nuk përgjigjen, në lidhje me hetimet për vrasjen e djalit të tij.

Nëna e Martin Canit, deklaroi se kërkon vetëm drejtësi. Ajo tha se asnjë institucion nuk e ka kontaktuar.

Babai i Martin Canit: Kemi dy muaj që përjetojmë këtë dramë të madhe e nuk kemi asnjë reagim nga institucionet. U bëj thirrje të gjithë prindërve që të bashkohemi, pasi fëmijët janë mbi gjithçka. Nuk flemë gjumë, po përjetoj një ngjarje tragjike, kemi një traumë tepër të madhe. Na ka kapur frika, iu bëj thirrjeve institucioneve që të na dëgjojnë. Prokurorja më tha se do të kemi një përgjigje e ka vetëm heshtje. Heshtja vret.

Nëna e Martinit: Kërkoj vetëm drejtësi. Askush nuk më ka kontaktuar. Mesazhet e mia i kam bërë publike dhe dua vetëm drejtësi.