Eksperti i kriminalistikës Evin Karamuço u shpreh këtë mbrëmje në Top Story se ngjarja e ndodhur në afërsi të shkollës Fan Noli mund të kishte pasur dy viktima. Ai tha se edhe fëmija e dytë që ka mbetur i plagosur, shoku i Martin Canit, do të kishte ndërruar jetë nëse një mjek ortoped nuk do t’i kishte qepur plagët në vendngjarje, e më pas ta niste drejt spitalit të Traumës.
Advertisements
“Në këtë ngjarje, do kishim dy viktima, shoku i viktimës është plagosur rëndë në vendngjarje, ka qenë fati i tij që një mjek ortoped te klinika ka bërë qepjen e plagëve aty, dhe pastaj e kanë dërguar në Ushtarak, nëse nuk do bëhej qepja, do kishte vdekur dhe ai. Sulmi ka qenë shumë intensiv”, tha ai.
Advertisements