Vrasja e 14-vjeçarit te ”Fan Noli”, opozita interpelancë me Manastirliun, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend

Kuvendi zhvillon sot seancë plenare. Në rend të ditës është një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në afërsi të shkollës ”Fan Noli” në Tiranë.

Advertisements

Gjithashtu në seancën e sotme do të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57 /20 15″.Kuvendi gjithashtu do të shqyrtojë projektvendimin “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrative pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.

Advertisements

Në rend të ditës është edhe shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrative pas mbarimit të mandatit të Komisionerëve Publikë”.