Azbi Dervishi, babai i 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, i cili humbi jetën tragjikisht pasi u godit me thikë mbrëmjen e 31 marsit të këtij viti në zonën e Shkozës në Tiranë, gjatë një konflikti me disa të rinj, ka folur për herë të parë për ngjarjen që trondit familjen e tij.
Advertisements
Në një intervistë, babai i të riut është shprehur se më të birin ishte shumë i lidhur dhe është i bindur se Aurelio nuk ka pasur konflikte me askënd, ndërsa thotë se djali i thoshte gjithmonë që nuk i bie në qafë askujt.
Advertisements
“Kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me Aurelion, e kam pasur shumë afër, më tregonte gjithçka. Kurrë nuk ka pasur konflikte me asnjë, jam plotësisht i bindur. Unë e di çfarë fëmijë kam pasur, ishte i shkathët. Gjithmonë më thoshte ‘babai, në derën tonë nuk ka për të ardhur kurrë njeri të të thojë që Aurelio me ka rënë në qafë, ta siguroj, por rrugë njeriu nuk i hap’, këtë ma thoshte. Nuk i bie në qafë njëru më thoshte, dhe as nuk ka pse të më bjerë në qafë njëri.
Kujtimet me të janë të pafundme… Kujtime nga më të ndryshme, e ka pas afër gjithmonë. Do bëj gjithçka për ty më thoshte, do të të bëj krenar”. Me punë krahu i kam rritur fëmijët. Nuk e kam penguar për asgjë, më thoshte do dal me shokët, i thoja ‘nuk dua gabime, nuk dua njeri të trokas e të më thotë që djali më bëri këtë’. Jam munduar gjithmonë t’i plotësoj çdo gjë, ishte gjithçka për mua”, tha ai për Euronews Albania.
Babai i 18-vjeçarit ka treguar po ashtu se nga katër autorët e arrestuar për ngjarjen, disa prej tyre kanë tentuar t’i kërkojnë falje, por ai ka refuzuar.
“Nuk i kam pranuar, nuk ma bën zemra”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se është në pritje të vendimin të gjykatës për ta, nga e cila ka kërkuar dënim maksimal.
“Unë si prind kërkoj dënim maksimal, djalin tim po e tret dheu, të treten dhe ata atje brenda. Nëse gjykata nuk merr vendim, mbetet të marr unë vendim, pres shtetin…”, tha ai
“Janë katër autor, një pjesë kanë ardhur për të kërkuar falje, një pjesë jo. Nuk i kam pranuar, nuk ma bën zemra. Baba e nëna nuk kanë faj, unë jam prind vetë, por në rrethana në tilla nuk e pranoj dot. Në momentin që djalit tim i ka dalë shpirti në rrugë, pa pasur hak askujt, nuk ma bën zemra… Unë dhe në gjykatë e kam thënë, që nëse një nga këta të katër pranon që djali jot na ra në qafë, do i them gjykatës liroji, lëri të lirë, në të kundërt…Deri tani janë mbajtur shumë seanca, vendim nuk ka ende. Pres vendimin e gjykatës, jemi në pritje, kam besim të plotë. Unë si prind kërkoj dënim maksimal, djalin tim po e tret dheu, të treten dhe ata atje brenda. Nëse gjykata nuk merr vendim, mbetet të marr unë vendim, pres shtetin…”, u shpreh ai.
Azbi Dervishi, ka treguar edhe se si mori vesh lajmin për vdekjen e Aurelion. Ai tha se është njoftuar nga nipi i tij se Aurelio kishte bërë aksident.
“Isha në shtëpi, me telefonin nipi më thotë që Aurelio ka bërë aksident, është tre spitali ushtarak. Shkova në spital, doktori më tha që nuk lejohet të futesh se e kemi në sallë. Pritem 10-15 minuta, më vonë nipi më tha, ‘bëhu i fortë’”.
Babai i Aurelios ka rrëfyer se ka takuar miqtë që shoqëronin të birin natën e ngjarjes, të cilët i kanë treguar se si ndodhi konflikti mes tyre.
Azbi Dervishi thotë se në këto tetë muaj pas vdekjes së djalit ka kërkuar edhe pamjet e një banese pranë vendngjarjes, por nuk ka mundur t’i sigurojë, pasi i është thënë se nuk kanë qenë në gjendje pune.
“Gjatë këtyre tetë muajve nuk ka reshtur, i kam takuar të gjithë ata që kanë qenë aty, shokët e djalit, gocat që kanë qenë në makinë me ta. I kam pyetur të gjithë. Më thonë shokët ‘ishim te lokali, ikëm me makinë, morëm gocat, ishin dy shokët e çunit dhe gocat. Dolën në Farkë. Kur janë kthyer, te ura Shkozës këta (autoret) janë afruar me makinë, kanë ulur xhamin e makinës, dhe i kanë thënë ‘me ne po qeshni’, jo i kanë thënë këta, dhe kanë vazhduar rrugën.
Më poshtë te semafori, i kanë dalë para me makinë. Kryesori, Frensi ka zbritur nga makina i ka ofenduar dhe sharë këta, këta i kanë thënë që nuk kemi gjë me ju. Ky (Frensi) i ka thënë që ne iu bëjmë bira bira me thikë dhe aty ka ndodhur sherri dhe shkoi situata kështu. Pamjet për ngjarjet nuk i kam parë. Në një shtëpi kam marr vesh që ka pasur kamera, jam interesuar më thanë i ka marrë policia. Më pas doli që kamerat kanë qenë të fikura, jo në gjendje pune.
Di që një çift nga Kosova i ka ndenjur djalit tim në momentet e fundit te koka, kam kërkuar që t’i takoja, t’i falendetroja. I bej thirrje nëse do më dëgjojnë, të më kontaktojnë”, tha ai për Euronews Albania.
VENDIMI I PROKURORISË
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër të rinjtë, 20-vjeçarin Frensis Shehu dhe tre të miturit me iniciale Sh.H., B.Sh dhe I.I, që akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë 18-vjeçarin Aurelio Dervshi, ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 31 marsit 2024.
Sipas organit hetues, rreth orës 20:45 katër të rinjtë kanë parë duke lëvizur mjetin tip ‘Audi’ ku lëvizte viktima së bashku me miqtë e tij. Gjithashtu një automjet ndodhej një vajzë që dyshohet se kishte pasur lidhje me parë më një nga bashkëpunëtorët në vrasje, Frensis Shehu.
“Për shkak të xhelozisë e duke menduar se po qeshnin me të, Frensis Shehu i ndoqi nga pas me makinë duke i prerë rrugën. Në grindje e sipër, ai ka kërkuar nga shoku i tij, shtetasi Sh.H., të nxjerrë thikën dhe të qëllojë viktimën. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë rrahur me grushte me viktimën dhe shokët e tij”, informon Prokuroria.
Nga kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor rezultoi se Aurelio Dervishi humbi jetën si pasojë e shokut hemorragjik traumatik nga plaga e marë në kraharor.