Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi në 12 janar, hetuesit kanë në dorë PROVËN: ADN-ja nga doreza e djegur mund të hedhë dritë mbi krimin

Hetimet për vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi mbrëmjen e 12 janarit 2025, janë fokusuar të një ADN që mund të hedhë dritë për krimin. Hetuesit kanë në dorë një dorezë gjysmë të djegur, si provën më të fortë deri më tani.

Advertisements

Doreza që u përdor nga autori që kreu krimin, u dogj pikërisht me qëllim fshehjen e provave, por në të u zbulua material biologjik dhe prej tij është përftuar një profil ADN i gatshëm për krahasim.

Advertisements

Grupi hetimor bën me dije se është kërkuar krahasimi i këtij profili me bazën e të dhënave të ADN-së pranë interpolit, me profilet e të skuduarve për krime të rëndë. Kështu, nëse do të ketë përputhshmëri me ndonjërin prej tyre, prokuroria mund të ketë të dyshuarin e parë.

Po ashtu, hetuesit konfirmojnë se me vendim gjykate është vendosur që profili i ADN-së së përftuar të krahasohet me atë të nënës se vëllezërve nga Përmeti, të cilët kanë patur konflikte me biznesmenin e vrarë për shkak të shitjes së një prone nga babai i tyre në emër të Bujar Nasufit. Këta të fundit po hetohen nga prokuroria për implikimin e tyre në krimin e rëndë.

56-vjeçari Bujar Nasufi mbeti viktimë e atentatit të shënuar mbrëmjen e 12 janarit 2025, në rrugën “Myrte Zeneli” pranë zonës së njohur të kryeqytetit si “Pallati me Shigjeta”.

Nasufi u qëllua me breshëri plumbash teksa ndodhej në automjetin e tij. Fatkeqësisht ai nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në pjesën e sipërme të trupit dhe ka humbur jetën teksa po trasportohej drejt spitalit të Traumës.

Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije së fundmi se autori/ autorët e kësaj ngjarje në momentin që kanë qëlluar mbi automjetin e 56-vjeçarit kanë qenë të hipur në një motor të zi dhe mbi kokë dyshohet se shoferi mbante një kapuç.

Menjëherë pas ngjarjes autori/autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi skëterrë drejt zonës së “Selitës” ku dhe kanë humbur gjurmët e tyre.