Vrasja e Bujar Nasufit, gjendet e djegur te Kodra e Diellit, motori që u përdor nga autori i ngjarjes

Gjatë orëve të paradites, Policia e Tiranës ka gjetur motoçikletën me të cilën dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes autori i vrasjes së Bujar Nasufit. Motoçikleta është gjetur e shkrumbuar në zonën e Kodrës së Diellit, ndërsa është dërguar për ekspertizë, me shpresën se mund të gjenden prova. Gjithsesi, për shkak të flakëve, shpresat janë të pakta, informon gazetari Sokol Dema.

Advertisements

Bujar Nasufi, pronar mobilerie, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme teksa po hynte në shtëpinë e tij në zonën e Pallatit me Shigjeta. Deri më tani pista ku dyshohet për vrasjen, është konflikti brenda farefisit për çështje pronash.

Advertisements