Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për kamarierin e plagosur Zyber Zagradin dhe Mario Palin, të dyshuar si bashkëpunëtorë të autorëve të dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Velipojë.
Advertisements
Zagradi dhe Pali deklaruan në sallën e gjyqit se ata kanë ardhur në momentin pasi kishte nisur konflikti mes vëllezërve Frroku dhe dy viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.
Advertisements
Zagradi dhe Pali deklaruan se kanë parë shtetasin Edmir Frroku duke qëlluar, ndërsa u shprehën se nuk e kanë patur idenë se si ka nisur konflikti mes tyre sepse mbërritën më vonë aty.
Avokati mbrojtës Simon Pashku kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të tyre ndërsa prokurori Albert Murçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” të cilën gjyqtarja Arta Llazari e pranoi.
Advertisements
Kamarieri Zyber Zagradi deklaroi gjithashtu se nuk e ka idenë se si ka mbetur i plagosur.
“Nuk e di si u plagosa, vetëm kur pashë këmbën me gjak dhe plagën e shkaktuar nga plumbi që kisha marrë”, mësohet të jetë shprehur ai.
Dyshohet se Zagradi dhe Pali ndihmuan vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku të largohen nga vendngjarja, pasi ekzekutuan me armë zjarri të rinjtë Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha të hënën në mbrëmje.