Mbrëmë vendi është tronditur nga një ngjarje në Shkodër, ku dy vëllezër kanë vrarë dy persona në rrethana të paqarta për policinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Velipojë, ndërkohë që dy të plagosurve u tentua t’u jepej ndihma e shpejtë, por për fatin e keq nuk mundën të mbijetojnë.
Advertisements
Plumbat nuk kanë kursyer as kamarierin e një lokali, i cili ka mbetur i plagosur aksidentalisht. Zyber Zagradi ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Policia ka identifikuar autorin e krimit të dyfishtë, ndërkohë që deri mbrëmë vonë nuk është mësuar se çfarë ka ndodhur konkretisht mes palëve. Fillimisht u fol për një atentat, por kanë qenë dëshmitarët okularë që kanë mundur të shohin gjithçka në lidhje me autorët e krimit.
Sipas të dhënave policore, u bë me dije fillimisht se dy personat mbetën të plagosur në Velipojë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, por ata ndërruan jetë në spital. Shkak është bërë një konflikt i çastit për motive të dobëta, raporton Policia e Shkodrës, mes dy vëllezërve Eduard dhe Gezim Frroku të cilët dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit Ardis Ishmi dhe Ersid Hoxha, të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.
Advertisements
Pavarësisht se janë dërguar në spital, nuk kanë mundur dot t’u mbijetojnë plagëve të armës së zjarrit.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Velipojë, pranë stacionit të autobusëve, teksa të dy personat kanë mbetur fillimisht të plagosur. Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Velipojë/Informacion paraprak: Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I., të cilët u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital. Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.