Një kamerë sigurie ka filmuar të gjithë ngjarjen që çoi në vrasjen e një efektivi 28-vjeçar të policisë ditën e sotme në Fier.
Advertisements
Ngjarja e rëndë ndodhi sot në fshatin Baltëz, pak çaste pasi efektivi i forcave “Shqiponja” Novruz Cenalia kishte dalë nga banesa dhe ishte nisur për të marrë detyrën.
Advertisements
Gjatë rrugës, ai ka hasur 23-vjeçarin Azgan Mernica. Të dy ishin me makinë duke tentuar të kalonin në një rrugë të ngushtë, dhe dyshohet se këtu ka nisur konflikti mes tyre.
Mernica ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme policit me origjinë nga Tropoja, i cili kishte vetëm një muaj që ishte martuar.
Advertisements
Raportohet se e gjithë dinamika e ngjarjes është filmuar nga një kamera e montuar në rrugë, pamjet e së cilës janë sekuestruar tashmë nga policia.
Azgan Mernica vijon të jetë ende në arrati, ndërsa në kërkim të tij janë vënë një numër i madh efektivësh të FNSH-së por edhe RENEA.