Vrasja e Eraldo Nevruzit, gjendet e braktisur në Sarandë makina me targa angleze e Gerald Shehut

by editor

Policia në Sarandë ka gjetur të braktisur makinën e autorit të vrasjes së Erlado Nevruzit, ngjarje e ndodhur pak pas mesnate në Dhërmi.

Advertisements

Burime për mediat bëjnë me dije se makina e braktisur është me targa angleze dhe dyshohet se i përket 43-vjeçarit Gerald Shehu i cili pas krimit fshehu trupin e Nevruzit dhe u arratis drejt Greqisë për tu arrestuar pak më vonë nga policia vendase. Shehu kishte destinacion përfundimtar Anglinë por është kapur nga policia në aeroport.

Advertisements

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkohë paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës në Angli ku viktima dhe autori jetonin, ose për një konflikt të çastit pak para krimit.

You may also like