Vrasja e Klodiana Vefës, kush është burri që e qëlloi me plumb në kokë, flet shoqja: Ishte i frikshëm

by editor

Klodiana Vefa, 35-vjeç me origjinë nga Shqipëria, u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e djeshme në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali.

Advertisements

Krimi ndodhi në rrugën via Galvani, pak pas orës 20:00 të mbrëmjes së të enjtes.

Advertisements

I dyshuari kryesor për ngjarjen është ish-bashkëshorti i viktimës, Alfred Vefa, të cilin policia e ka shpallur në kërkim.

35-vjeçarja kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me burrin dhe ishin distancuar nga njëri-tjetri kohët e fundit.

Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino, ku jetonte prej kohësh.

Në një prononcim për mediat lokale, shoqja e viktimës tha se bashkëshorti i Klodianës ishte një person i frikshëm, i cili ushtronte mbi të dhunë të fortë psikologjike.

“Ai ushtroi dhunë të fortë psikologjike. Ajo, gjithnjë e buzëqeshur, ndryshonte plotësisht kur ishte me të. Ai njeri ishte vërtet i frikshëm. Por ajo kurrë nuk e kishte denoncuar atë. Zgjati shumë. Nuk e di pse ra dakord për takimin e fundit. Këtë nuk duhet ta bënte kurrë. Ai kishte filluar një jetë të re”, tha shoqja.

You may also like