Kamerat e sigurisë nga karburanti pranë vendit të ngjarjes shihen nga grupi hetimor, si një nga indiciet qe mund të çojnë tek identifikimi i autorëve të vrasjes së Kristian Markut.
Advertisements
Nga grupi hetimor do shikohen edhe automjetet që kanë levizur gjatë momentit të ngjarjes, kjo pasi pas djegies së automjetit tip “Golf”, autorët dyshohet se janë ndihmuar nga persona të tjerë.
Advertisements
Por gjithashtu, policia po vijon edhe ekspertizën e automjetit të djegur, duke kërkuar edhe në ndonjë gjurmë të mundshme që mund të çojë tek autorët.
Nderkohë referuar pistës së hetimit, mbetet ajo e hakmarrjes mbi ngjarjet e ndodhur ndër vite në Rrëshen.