Në Gjyqin për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, kundër Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishës, Endrit Rusit dhe Endrit Taullait, ka dëshmuar këtë të hënë Julian Meçe, i deportuar në Gusht të këtij viti nga Dubai.
Advertisements
Ai u pyet për njohjen me shtetasin Luftar Reçi, që ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Meçe përballë Gjykatës tha se nuk e njihte Reçin dhe se në kohën kur përmendet në dëshminë e tij ka qenë në burg, duke shtuar se nuk e njeh bashkëpunëtorin e drejtësisë.
Advertisements
“Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali. Lul Berishën e njoh, kemi pasur miqësi. Edhe me Lentin (Plaurent Dervishaj), njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës. Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Lentin, dhe u lëshuan masat e sigurimit, Plarenti shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje. Ai me tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Lenti shprehu indinjatë që Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova të tjera që e shfajësojnë atë në lidhje me vrasjet”, tha Meçe.
Dëshmia e Julian Meçës është kërkuar nga disa prej avokatëve në proces. Luftar Reçi ka pretenduar se në vitin 2004 në një drekë të shtruar pasi Lulzim Berisha i shpëtoi një atentati është ulur një një tavolin me Julian Meçen, ku ndodheshin edhe rreth 20 persona të tjerë, por i pandehuri për atentatin ndah Arjan Ndojës e Pëllumb Muharremit, sot i thirrur si dëshmitarë në gjyqin e bandës së Shullazit, e mohoi një fakt të tillë.
Advertisements