Vrasja e Martin Canit/ Hajdarmataj: Nëse ngjarja manipulohet, do jetë skandal

Në emisionin “Open” u diskutua ngjarja e rëndë në Tiranë, ku u vra 14-vjeçari Martin Cani.

Advertisements

Avokati Andi Hasanaj deklaroi se policia mund ta mbante ngjarjen hermetike, por shtoi se duhet të ecej më shpejt me hetimet.

Advertisements

Ndërsa, ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj u shpreh se nëse ngjarja manipulohet, do të ishte skandal.

Arben Hajdarmataj: Ngjarja ende nuk është zbardhur plotësisht, edhe pse kanë kaluar disa ditë. Të lë pa fjalë fakti që ka kaluar kohë dhe nuk mund të bëhen veprime shumë më vonë. Sepse prsh nëse ka një plagë, përcaktimet bëhen në ditët e para dhe jo pas shumë kohësh. Nëse mjekësia ligjore thotë se nuk ka bërë ekspertizë akoma, është e palogjikshme që të bëhet me vonesë. Kanë dalë njohje e lidhje në këtë ngjarje. Probabiliteti që një adoleshent të shkaktojë kaq shumë plagë është i vogël. Autori i dytë që pretendohet se ka qenë në vendngjarje ka babanë në sistemin e drejtësisë më duket. Nëse ngjarja manipulohet do ishte skandal. Prokurori duhet t’ia tregojë videon, që pretendon policia se është e qartë. Këto janë pretendime, nuk po themi se është kështu.