Berisha: Këto janë pjesë nga dosja e krimit ku një nga emrat më të lakuar është Olsi. Nuk ishte, pavarësisht se qytetari dixhital, por edhe portalet citonin Olsi Dadon. Olsi për të cilin bëhet fjalë në këtë dokument, e fsheh Altin Dumani atë. Por Olsi Dado nuk është.
Advertisements
Imagjinoni ju, reagoi në mesnatë SPAK. U zgjua nga gjumi dhe bënë deklaratë, mirë bënë. Por t’u thonë shqiptarëve se cili është Olsi. Të mos fshehin Olsin, të mos fshehin kriminelin sepse qytetari dixhital, gazetarët me artikujt e tyre, dy Olsa ka në prokurori, Olsi Çela dhe Olsi Dado. Këta janë.
Advertisements
A mund të ishte Çela? A mund të ishte dikush tjetër? Përmendet dhe Taulant Balla. Ja ku e keni edhe ministrin. Lexojeni aty. Pra, kur unë u kam thënë se Altin Dumani fle mbi dosjet e krimit, lexojeni pak e më thoni a nuk fle ai mbi dosjet e krimit apo nuk flen. Se dy kostume do ia bëjmë këtij Olsit, dy kostume të bukura, merrja masat, e porosit këtë Çyrbjen.
Kush janë këta? Apo janë sekret se je i implikuar Altin Dumani. Ja ku e keni. Në këtë rast nuk është Dado. Po cili është Olsi, e di Dumani. E fsheh. Por si prokuror nuk ka qenë Olsi. A ka ndërhyrje të tjera a nuk ka, këtë e fshehin.
Sidoqoftë një çështje që duhej zbardhur plotësisht pas një akti makabër që tronditi shoqërinë shqiptare siç ishte copëtimi në pjesë i një njeriu që nuk thoshte kush një fjalë, mbetet pa hetuar. Tani iku dëshmitari që dinte çdo gjë. Kishte qenë menaxher në lokalin e Altin Hajrit.