Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, gazetari i njohur ngre dyshimet e forta: Motivi i fejesës s’qëndron, nëse organi i akuzës merr…

by editor

Gazetari Denis Minga ka komentuar ngjarjen e rëndë në fshtatin Shënavlash në Durrës ku Pëllumb Meta dyshohet se u vra nga fëmijët e tij me armë zjarri.

Advertisements

Minga tha se ajo që është tejet e çuditshme është motivi i ngjarjes së rëndë, pasi sipas tij, nuk beson se ngjarja të ketë ndodhur për shkak të fejesës me detyrim të vajzës.

Ai tha gjithashtu se nëse të tre do të pyeten veç e veç dhe do të ndërthuren dëshmitë e tyre, aty organi i akuzës ka për të gjetur mjaft material.

Advertisements

“Është shumë e thjeshtë të kuptosh se asnjë prej tyre nuk thotë të vërtetën. Është një ngjarje që është kollaj për ta zbardhur, edhe dëshmia e nënës së tre fëmijëve do të jetë shumë e vlefshme. Nëse të tre do të pyeten veç e veç dhe do të ndërthuren dëshmitë e tyre, aty organi i akuzës ka për të gjetur mjaft material.

Edhe nga arma mund të gjendet autori i goditjes, nuk ka shumë rëndësi kush e ka shkrepur. Motivi është shumë i çuditshëm. Ajo që thotë vajza babai është shumë autoritar, nga ana tjetër, djali më i vogël nuk ka dëgjuar asnjëherë në shtëpi debate dhe nuk ka dëgjuar që motra do fejohej me zor.

Ne i njohim familjet shqiptare, që një thashethem e merr vesh gjithë lagjia, jo më familja. Për mua motivi nuk qëndron shumë se ajo do fejohej me zor nga i ati dhe në shenjë hakmarrjeje bëri atë gjë. Duhet të jesh shumë i sofistikuar të bësh një vrasje të kësaj natyre dhe të mos zbulohesh”, tha Minga.

Advertisements

You may also like