Eduart Danaj, 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Menidi, duke e masakruar me thikë do të dalë të hënën para gjykatës.
Advertisements
Ndërsa viktima Enkelejda Danaj do të përcillet ditën e sotme në banesën e fundit në Shqipëri nga fëmijët dhe familjarët e saj.
Advertisements
Tronditëse ishte dëshmia e vëllait të 40-vjeçares që u vra nga duart e bashkëshortit pranë banesës së saj në Menidi. Ai përmendi torturat që kaloni motra e tij, madje edhe kiur Enkelejda ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, bashkëshorti i kishte futur kokën në zbardhues.
“Ishte i dhunshëm dhe përderisa ka pasur tre denoncime. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i kishte futur kokën në zbardhues. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte…”, tregon ai për protothema.gr.
Ndërkohë avokatja e viktimës u shpreh se: “Duket se ai e kishte planifikuar që më parë dhe kishte bërë një plan në mendjen e tij. Ai është i vendosur. Ky njeri eci për 5 km Për çfarë alkooli po flasim? Sipas vëllezërve të saj, ajo ka shkuar disa herë në polici. Ai e përshkroi vajzën e tij si… Ai i tha se ajo ishte bërë si nëna e saj. Kjo grua kishte marrë një kredi për të blerë një shtëpi, si mund të largohet dhe të shkojë në një strukturë?”.
Sipas provave të mbledhura deri më tani nga hetuesit, autori kishte bërë pritë gruas së tij dhe kur e pa atë duke kaluar rrugën, iu afrua dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë, duke e goditur më shumë se 10 herë.
Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli.
Diçka që ai e bënte edhe kur jetonte me viktimën e tij. Ai pinte dhe pastaj e rrihte. Policia e gjeti gjatë një patrullimi dhe e prangosën.
“U zgjova në mëngjes dhe shkova aty sepse e dija se ai po kalonte në orën 05:30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan”, tha ai,