Vrasja e Ramazan Mataj në Shkodër, babai i viktimës: Nuk presim asnjë fjalë nga familja e autorit

Babi i Ramazan Matajt, 33-vjeçari i cili mbeti i vrarë pak ditë më parë nga Arjon Hasaj për çështje nderi, ka deklaruar se nuk pret kërkim falje nga familja e autorit.

Advertisements

Në një intervistë për Top Story, ai bëri thirrje që autori të marrë dënimin e merituar.

Advertisements

“Kjo na ka rënë si bum. Nuk e dimë çështjen. Në radhë të parë falënderoj mediat dhe policinë e Shkodrës që çdo gjë u zbardh, sepse kjo është gjysma e së keqes, por na kishte mbetur thikë në zemër.

I lutem edhe shtetit, ata që janë ashtu, të marrin dënimin që i takon.

Janë vendalinjtë tanë. Ata kishin të drejtën të komunikonin me ne, por bum na ranë ne. Nuk na ngushëlluan dhe nuk presim asnjë fjalë me ta”- u shpreh babai i viktimës./Top Channel