Një shqiptar 39-vjeçar ka humbur jetën në Leipzig të Gjermanisë pas një konflikti. Ai u gjet i plagosur në rrugë nga ekipet e emergjencës dhe pavarësisht se u rikuperua për pak, humbi jetën në spital.
Advertisements
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, autori i dyshuar është gjithashtu shqiptar. Ngjarja ndodhi në një zonë problematike dhe dyshohet se shkaku i konfliktit ishte një shishe birrë.
Advertisements
Fillimisht, ka pasur një përleshje fizike mes shqiptarëve. Deri tani, nuk ka asnjë të arrestuar për këtë rast të rëndë, ndërsa policia ka nisur hetime për vrasje.