Vrasja e shqiptarit në Itali, Shkëlzen Keçi pagoi një vrasës me pagesë për ta ekzekutuar

by editor

Mediat italiane publikuan detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Elson Kolaveri, i cili u ekzekutua më 18 gusht 2022 në zonën e Pizas për shkak të larjes së hesapeve. Gazeta “Il Terrano” shkruan se porositësi i krimit është Shkëlzen Keçi i cili dyshohet se ka dashur të marrte hak për vdekjen e vëllait Gent Keçi. Ai ishte plagosur rëndë në vitin 2014 nga Elson Kolaveri në komisariatin e Mamurrasit, por humbi jetën disa vite më vonë. Kalaveri, nga Thumana, asokohe 27-vjeç, qëlloi me plumb në kokë Gent Keçin, pronar i një lokali me muzikë ‘live’ në afërsi të Rinasit.

Sipas medias italiane, porositësi i krimit për hakmarrje në Itali, ka pasur si bashkëpunëtor një 40-vjeçar shqiptar që kishte pasur debate e konflikte me Kalaverin për një borxh droge. Bashkëkombasi ka arritur ta bindë 36-vjeçarin Kalaveri për t’u takuar ku në fakt e priste skuadra e vrasëse për ta ekzekutuar e përbërë nga tre persona napoletanë, vrasës me pagesë, një 26-vjeçar dhe 45-vjeçar që kanë qëlluar me armë, dhe një 30-vjeçar në rolin e ndihmësit. Më 18 gusht 2022, viktima arriti në Sasso Pisano rreth orës 17:00 ku u takua në një lokal me 40-vjecarin që shërbeu për ta future në kurth. Kalaveri ishte në shoqërinë e një shqiptari tjetër që po drejtonte makinën e cila bllokohet papritur nga një automjet që i doli para dhe menjëherë filloi sulmi.

Advertisements

Dy prej vrasësve qëlluan me armë të ndryshme ndërsa drejtuesi i makinës ku ndodhej Kolaveri tentoi të largohej drejt një picerie, por gomat ishin çarë dhe objektivi ishte qëlluar për vdekje. Porositësi i kësaj ngjarje, Shkëlzen Keçi u arrestua në Fushë Krujë dhe pritet të ekstradohet në Itali. Pjesa tjetër e autorëve të atentatit u prangosën në Itali ku hetimet po vazhdojnë. Zëvendësprokurori Giancarlo Dominijanni gjatë paraqitjes së rezultateve të hetimit përmendi dy nënoficerë të cilët ndihmuan zbardhjen e rastit. I pari, togeri Davide Scarso, i cili vdiq në moshën 54 vjeçare në dhjetor dhe tjetri ishte toger Antonio Cafici i cili doli në pension gjatë hetimeve.

You may also like