Kjo është Sibela Abedini 27 vjeçarja që vdiq mbrëmjen e së shtunës në rrugën Teuta në Kamëz në rrethana ende të paqartësuara plotësisht.
Advertisements
Kishte të dalë të pinte një cigare në koridorin e shkallëve ndërsa pak minuta më pas familjarët kishin mësuar se kishte rënë nga lartësia.
Advertisements
Familjarët e saj kanë dyshime se Sibelën e kanë shtyrë dhe e kanë vrarë.
Policia e Tiranës njoftoi këtë të hënë se ngjarja është një vetëvrasje e shkaktuar nga ngarkesa psikologjike që asaj i ishte shkaktuar nga publikimi i një foto intime në tiktok.
Policia bëri me dije se kishte arrestuar si të dyshuar Altin Coku 39 vjeçar i njohur sëfundmi si një personazh tik toku për hskak të sensit të protagonizmit të shtuar here për shkak të aftëisve ndryshe trupore dhe shëndetësore dhe herë si pjesë e konflikteve që krijonte me të tjerët.
Në një rrethanë ende të pasqaruar ai kishte krijuar një marrëdhënie me 27 vjecaren Sibela Abedini me origjinë nga Lezha e cila prej kohësh jetonte në Kamëz sëbashku vajzën e saj 2 vjecare, motrën, vëllain dhe të ëmën.
39 vjeçari i kishte bërë asaj një foto intime sëbashku. Foto e cila ishte publikuar më pas në rrjetin social tik tok nga ky profil userrrrshiba. Altin Coku.
Por Altin Coku kishte dalë dhe në live tik tok duke e përgënjeshtruar se e kishte shpërndarë ai atë foto dhe duke ngritur një alibi se kishte qenë një shoku i tij që ia kishte marrë foton nga telefoni dhe më pas shpërndarë.
Prej rreth 1 muaji Sibela Abedini ishte zhvendosur sëbashku me vajzën e mitur nga Kosova në Shqipëri. Familjarët tregojnë se kishte patur një mosmarrveshje që nuk ishte divorc ndërsa kërkojnë që autori të marr dënimin maksimal.
Por Altin Coku përvec si personazh tik toku është i njohur si me precedent të theksuar criminal dhe për kryerjen e veprave shumë të rënda kriminale.
Në mars të vitit 2010 ai kishte tentuar te digjte të gjallë djalin e dajës së tij të mitur dhe të detyronte vajzën e dajës së tij për të vijuar lidhjen seksuale që kishte patur me të më herët. për ta detyruar këtë të fundit të qëndronte në lidhje i kishte vënë flakën kushëririt të tij i cili ishte vëllai i mitur i vajzës së dajës.