I riu shqiptar, Bajram Luli është qëlluar për vdekje me thikë në Londër.
Advertisements
26-vjeçari, dyshohet se është vrarë për shkak të një basti ku ka fituar 6 mijë paund dhe më pas ka pasur një sherr me persona të tjerë.
Advertisements
Sipas BBC, ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë. Familja e viktimës është informuar edhe pse ende nuk është bërë identifikimi zyrtar. Policia Metropolitane, e cila po heton këtë vrasje nuk ka ende të arrestuar për ngjarjen, ndërsa është publikuar fotoja e autorit të dyshuar.
Ekzekutimi i Bajram Lulit e çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë në Angli gjatë këtyre tre muajve të parë të 2024. Bledi Petraj, 37 vjeç, u godit me thikë për vdekje më 4 Shkurt 2024. Një ditë më pas, Kozma Papa 21 vjeç, banues ne Yate, Bristol, u arrestua dhe doli përpara “Willesden Magistrates Court”, i akuzuar për vrasjen e Bledi Petrajt.