Vrasja me thikë e 14 vjeçarit, zbardhet dëshmia e autorit: U zumë se më shikonte. Ai lajmëroi shokët e tij, unë të mitë

by editor

Zbardhet dëshmia e 15 vjeçarit që vrau me thikë Martin Canin, gjatë një përleshje pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Gazetarja Bleona Sari raporton se adoleshenti ka deklaruar se janë zënë pasi Cani e shikonte. Më pas, janë konfliktuar sërish të hënën kur edhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Advertisements

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë ai.

Advertisements

I pyetur nëse është penduar, 14-vjeçari nuk ka pranuar të flasë. Ndërkohë as thikën nuk tregon se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër./abcnews.al

You may also like