Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë. Vasil Kamberi është qëlluar me armë zjarri nga i afërmi i tij Flamur Kamberi. Ky i fundit është shoqëruar në komisariatin e Policisë.
Advertisements
Në foto është viktima Vasil Kamberi.
Advertisements
Sipas informacioneve paraprake policore, 36-vjeçari si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital. Ende nuk dihen shkaqet që sollën krimin e rëndë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.
Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.