Vrasja në burgun e Peqinit/ Prokuroria e Elbasanit merr vendimin për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët e ndaluar

by editor

Prokuroria e Elbasanit kërkon masën e arrestit në burg për Sokol Mjacajn, autorin e vrasjes në burgun e Peqinit, dhe për 12 zyrtarët e IEVP Peqin të ndaluar. Sot është dorëzuar kërkesa në gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurisë.

Advertisements

28 vjeçari Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri të premten të dënuarin Arben Lleshi dhe plagosi Indrit Shaqjan. Mes të ndaluarve për këtë ngjarje të rëndë, të cilët akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”, është edhe kreu i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha.

Të ndaluarit:

Advertisements

Kamber Hoxha, drejtor i burgut Peqin

Qani Muça, shefi i policisë së burgut

Nikolin Gjonpalaj, ish shefi i policisë së burgut

Vilson Shima, shef i regjimit të burgut

Arben Dulellari, specialist informacioni

Fatos Pire, polic shërbimi i IEVP Peqin

Ilir Balla, polic shërbimi i IEVP Peqin

Florenc Mile, polic shërbimi i IEVP Peqin

Genci Muça, punonjës policie i IEVP Peqin

Indrit Dubali, punonjës policie i IEVP Peqin

Klement Haka, punonjës policie i IEVP Peqin

Erjon Çela, punonjës policie i IEVP Peqin

Sakaq, në dëshminë e dhënë para hetuesve, Mjacaj ka deklaruar se vrasjen e kreu pas një sherri banal me Arben Lleshin dhe pasi mësoi nga të burgosurit e tjerë se do të izoloj në qelitë e 41-bisit shkoi për të vrarë në qelinë ku ai qëndronte. 28-vjeçari është pyetur edhe për porosinë që dyshohet se e ka marrë nga jashtë.

Ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke thënë se vrasja ka ndodhur pas një sherri që ka pasur me viktimën. Hetuesit kanë dyshime se Mjacaj është porositur nga persona të tjerë për vrasjen e Lleshit dhe për këtë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e Mjacajt në Dukagjin por edhe të vëllait të tij.

You may also like