Vrasja në Dhërmi/ Dëshmia e dy punonjësve: Geraldi na bërtiti, e futëm trupin në bagazh

by editor

Janë zbardhur dëshmitë e dhënë për grupin hetimor e dy punonjësve të hotelit “Greccia” në Dhërmi, Daniel Qose, 33 vjeç dhe David Larti, 30 vjeç nga Korça, të cilët u arrestuan, pasi dyshohet se kanë ndihmuar autorin Gerald Shehu për të fshehur trupin e viktimës Eraldo Nevruzi, 31 vjeça, pasi e vrau me armë zjarri.

Advertisements

Burime për mediat bëjnë me dije se ata kanë dëshmuar se nuk kanë dijeni për vendndodhjen e trupit të Nevruzi. Daniel Qose dhe David Larti kanë deklaruar se e kanë ndihmuar gerald Shehun vetëm për ta futurtrupin e pajetë në bagazh, teksa sipas tyre, ai e ka tek shkallët e hotelit pas një konflikti me njëri tjetrin.

Advertisements

“Na ka bërtitur me tone të larta për të marrë qeset dhe e kemi futur trupin në bagazh por më pas nuk dimë gjë”, janë shprehur dy punonjësit.

trupi i viktimës ende nuk është gjetur, teksa kërkimet vijojnë nga toka dhe ajri në aksin Dhërmi Himarë.

Gerald Shehu është bashkëpronar i hotelit “Greccia” në Dhërmi bashkë me vjehrrën e tij Gentjana Nino, teksa Eraldo Nevruzi kishte vetëm një javë që kishte nisur punë si recepsionist në këtë hotel. Viktima dhe autori njiheshin prej koshësh, pasi kishin jetuar bashkë dhe në Angli, teksa dyshohet se do të hapnin dhe biznes bashkë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas mesnatës së të mërkurës, 6 qershor, ndërsa u zbulua vetëm pasi në një prej dhomave në hotel ku është vrarë 31-vjeçari janë gjetur njolla gjaku. Të dy, autori dhe viktima kanë qenë në brendësi të hotelit ‘Greccia’ në Dhërmi kur dyshohet se janë konfliktuar. Gerald Shehu ka nxjerr armën dhe dyshohet se e ka qëlluar me një plumb në kokë. Në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, sepse autori ka i ka hequr.

Pas vrasjes, 43-vjeçari dyshohet se ka mbledhur trupin me një çarçaf, e ka futur në makinë dhe e ka zhdukur trupin.

You may also like