Vrasja në Durrës, 7 persona merren në pyetje nga policia! Kush dyshohet se e ndihmoi 19-vjeçaren

by editor

Shtatë persona janë shoqëruar në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës ku 19-veçarja Hygerta Meta dyshohet se vrau babain e saj, Pëllumb Meta.

Advertisements

Mësohet se policia ka kryer kontrolle të imtësishme në banesën e familjes për të gjetur armën e zjarrit, me të cilën është qëlluar 4 herë drejt viktimës.

Advertisements

Ndërkohë, në pyetje është marrë nëna e 19-vjeçares dhe vëllezërit e të resë. Për momentin, e gjithë familja Meta është e dyshuar për vrasjen e kryefamiljarit të saj.

Ndërkohë drejtues të policisë deklarojnë se as arma e krimit dhe as celulari i viktimës nuk janë gjetur ende.

Më herët, e reja deklaroi se krimin e ka kryer e vetme, për shkak se babai nuk e lejonte të vazhdonte studimet por donte ta fejonte me një person nga fshati, i cili jetonte në Itali.

Megjithatë, thellësia e gropës ku ishte futur trupi, rrethanat në të cilat kufoma u gjet si dhe lëvizja e makinës nga shtëpia drejt zonës së Currilave në Durrës, ngrenë dyshime mbi gjithë familjarët, pasi vajza nuk kishte fizikun e duhur për ta kryer krimin e vetme, e po ashtu nuk ka as patentë.

You may also like