Vrasja në Vlorë, FNSH dhe policia krehin zonën, kontrolle në makinat e dyshimta

by editor

Një ditë pas atentatit ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Gëzim Sinomati, FNSH ka zbarkuar në qytetin bregdetar dhe po kryen kontrolle.

Advertisements

FNSH dhe Policia e Vlorës, po vijojnë kontrollet e makinave me qëllim sigurimin e informacioneve që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

I riu u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij. Ai kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika në Vlorë.

Advertisements

Pas ngjarjes u gjet dhe një makinë e djegur në periferi te qytetit, targat e së cilës sipas të dhënave paraprake rezultojnë të vjedhura. Grupi hetimor ka ngritur disa pista, të cilat mund të hedhin dritë mbi krimin mafioz.

Për ngjarjen e rëndë janë shoqëruar deri tani 14 persona, dëshmia e të cilëve mund të ndihmojë grupin hetimor të identifikojë autorin/ët e krimit.

You may also like